Manzano: Nuk ishim të denjë për Barcelonën

dardanmiftari | Sunday, October 31, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Sevillas, Gregorio Manzano, u shpreh tejet i zhgënjyer me disfatën e rëndë të pësuar në Camp Nou nga Barcelona, duke thënë se ekipi i tij nuk ishte i denjë për katalanasit.
“Ne nuk ishim të denjë. Ata ishin dominantë në të gjitha aspektet e ndeshjes. Në botën e futbollit, kur ne mendojmë se të gjithë jemi në një nivel, Barcelona bën një lojë krejt tjetër. Ishte një ndeshje me vështirësi të jashtëzakonshme dhe nuk ka dyshim se çfarë ekip kampionësh ata janë. Me lojtarët e mëdhenj që kanë, kur ata e hedhin zarin si duhet, ata gjithmonë fitojnë”.
“Nëse nuk mbroheni si ekip ndaj Barcelonës, atëherë do të shkojë keq dhe ua lehtëson atyre gjërat. Nuk dua ta teproj tani, por ata janë superekip dhe nuk ka objektivitet këtu. Ne vetëm mund t’i përgëzojmë ata”, u shpreh i zhgënjyer Manzano.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...