Marca: Casillas, lojtari i KB 2010

dardanmiftari | Monday, October 04, 2010 | 0 Komente

E përditshmja sportive “Marca” e ka emëruar portierin spanjoll të Real Madridit, Iker Casillas, si lojtarin më të mirë të Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.
Spanja u shpall fituese e kampionatit më të rëndësishëm të futbollit gjatë verës që shkoi, ndërsa gazeta madrilene e ka vlerësuar lartë kontributin e portierit të Los Blancos, Iker Casillas, duke ia dhënë trofeun ‘Marca’.
“Jam shumë i kënaqur, mirëpo bashkëlojtarët e mi, trajnerët dhe tifozët e meritojnë po ashtu këtë (nderim). Ishte një grup i jashtëzakonshëm”, është shprehur 29-vjeçari për faqen zyrtare të Realit.
Ndërkohë, FIFA si futbollist më të mirë të Kampionatit Botëror e shpalli sulmuesin uruguaian të Atletico Madridit, Diego Forlan, ndërsa asokohe Casillasit iu nda çmimi Doreza e Artë, për intervenimet e tija vendimtare në finale.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...