Menezes i ngazëllyer me fitoren ndaj Ukrainës

dardanmiftari | Tuesday, October 12, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Brazilit, Mano Menezes Menaxheri i Brazilit, Mano Menezes, thotë se ai është i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në miqësoren kundër Ukrainës, të cilën e mposhtën me rezultat 2-0 në Angli.
Menezes është ndarë i kënaqur veçanërisht me lojën defensive të djelmoshave të tij, të cilët nuk kanë pësuar gol në tre ndeshjet e fundit.
"Ne duhet t´i çmojmë fitoret tona pasi kemi shënuar shtatë gola dhe nuk kemi pranuar asnjë [në këto tre ndeshje]. Ekipi mund t´a imponojë stilin tonë të lojës dhe kjo ka qenë një gjë që kemi dashur ta shohim".
"Futbolli brazilian gjithmonë ka impresionuar me gola, nga sulmues të kualifikuar. Në disa vitet e kaluara edhe ana defensive ka treguar fuqi. Trashëgimia e Lucio dhe Juan është shumë e rëndësishme, sot ne kemi obligim të luajmë mirë edhe në mbrojtje", ka thënë Menezes në konferencën e shtypit pas ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...