Messi: Gjuri im është për mrekulli

dardanmiftari | Friday, October 01, 2010 | 0 Komente

Njëshi i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se gjuri i tij nuk e shqetëson atë më, pasi argjentinasi u paraqit për një kohë të shkurtër në barazimin 1-1 ndaj Rubin Kazan.
Kishte frikë se Barca rrezikonte edhe më shumë lëndimin duke e lejuar Messi të luajë në Ligën e Kampionëve, por Messi thotë se ai ndjehet mirë.
“Jam tepër i kënaqur me gjurin tim. Nuk është diçka që më shqetëson dhe nuk kam vërejtur dhimbje. E dinim se Rubin do të ishte vështirë për ne. Ata luajtën mirë në mbrojtje dhe ata po ashtu shënuan një penalti kundër nesh. Mbase na mungoi rrjedhshmëria në sulm me qëllim që të gjejmë vrimat e ngushta të tyre në mbrojtje”, ka thënë Messi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...