Moggi: Milani do ta fitojë Scudetton

dardanmiftari | Monday, October 04, 2010 | 0 Komente

Njeriu më kontrovers në futbollin Italian, Luciano Moggi, beson se Milani do ta fitojë Scudetton, falë formës së supersulmuesit Zlatan Ibrahimovic, nëse vërtet ky i fundit e mban formën aktuale.
“Milani ka bërë një hap më tej në cilësi me Ibrën. Nëse ai e konfirmon nivelin e lartë për tërë sezonin, atëherë Milani do ta fitojë Scudetton”, theksoi Moggi.
Ibrahimovic ka realizuar pesë gola në shtatë ndeshje për Milanin dhe aktualisht është në formë të jashtëzakonshme.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...