Mourinho: Kaka do të qëndrojë
Menaxheri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se klubi i tij nuk do ta shesë mesfushorin Kaka në muajin janar.
Kaka është lidhur me një rikthim te ish-klubi i tij, Milani, në prag të takimit të sotëm të Ligës së Kampionëve në mes të dy gjigantëve evropian.
“Ai do të bëjë dallimin për ne. Kaka do të jetë nënshkrimi jonë i lirë i janarit. Rikthimi i tij do të jetë fundamental për ne”, ka thënë Mourinho rreth brazilianit, i cili është duke u rikuperuar nga lëndimi në gju.
Category: Futboll
0 Komente