Platini kundër teknologjisë
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, beson se teknologjia në vijën fatale të golit do ta bënte futbollin sikurse një lojë “Playstation”.
“Gjyqtari duhet të ndihmohet nga klubi, tifozët, lojtarët, mediat dhe autoritetet. Kjo është arsyeja se pse kemi shtuar dy gjyqtarë në Ligën e Kamnpionëve”.
“Një gjyqtar nuk është i mjaftueshëm as në epokën moderne ku kemi 20 kamera. Është e padrejtë. Kamerat mund të shohin çdo gjë, por gjyqtari ka dy sy. Çdo herë kur ai bën ndonjë gabim aty janë kamerat për ta fokusuar. Nëse vendoset teknologjia në vijën e golit, atëherë do të shohim lojë futbolli sikurse në “PlayStation””, precizoi Platini.
Category: Futboll
0 Komente