Redknapp: Bale nuk ka shanse të shitet

dardanmiftari | Saturday, October 30, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se Gareth Bale nuk është për shitje.
Redknapp është i bindur se Bale do të qëndrojë në White Hart Lane dhe mendon se ai do të luajë një rol të rëndësishëm për Tottenhamin në disa vitet e ardhshme.
“Asgjë nuk do ta pengojë atë nga ajo që bën, ky është vendi i duhur për të. Njerëzit thonë se ai është për shitje – jo, ai nuk është. Drejtori nuk do ta shesë atë dhe unë nuk dua ai të shitet. Mendoj se ai ka nevojë të vazhdojë progresin këtu”."Ai ka pasur një vit të shkëlqyeshëm, ka vetëm një vit që ai është futur në ekip si i rregullt dhe ka bërë hapa të pabesueshëm. Ky vend është ku ai duhet të qëndrojë dhe të vazhdojë të përmirësohet dhe ta dërgojë Tottenhamin aty ku e kemi synimin të gjithë”, ka thënë Redknapp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...