Ronaldo: Jam i ngazëllyer

dardanmiftari | Sunday, October 24, 2010 | 0 Komente

Cristiano Ronaldo thotë se ai është i ngazëllyer që ka shënuar katër gola në një ndeshje për herë të parë në karrierën e tij.
Cristiano Ronaldo udhëhoqi Madridin drejt fitores 6-1 kundër Racing duke shënuar nga dy gola në secilën pjesë, por sulmuesi thotë se fitorja ishte më e rëndësishme se golat e tij.
“Jam shumë i kënaqur pasi kurrë nuk kam shënuar katër gola, por sot ishte e rëndësishme për ekipin. Kjo nuk do të ishte e mundshme pa bashkë-lojtarët e mi. Duhet ta uroj ekipin. Jam lojtar ekipor. Disa prej kolegëve të mi madje janë më të mirë se unë”, ka thënë CR7.
“Ne nuk duhet të lejojmë të kalojmë në gjendje tepër të ngazëllyer, siç na ka thënë trajneri. Ka ende shumë rrugë në ligë dhe sot ishte një hap i rëndësishëm”, ka shtuar Ronaldo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...