Sunderlandi pengesë edhe për Man United

dardanmiftari | Saturday, October 02, 2010 | 0 Komente

Sunderlandi vazhdon të jetë pengesë për ekipet e fuqishme të Ligës Premier, pasi ekipi i drejtuar nga Steve Bruce ndaloi Manchester United në ndeshjen e zhvilluar në Stadium of Lights.
Fillimi i ndeshjes në Stadiumin e Dritave u shty për 20 minuta, pasi një gyp ujësjellësi shpërtheu mbi dhomën e zhveshjeve të ekipit mysafir, dhe kur loja filloi nikoqirët dominuan, me Edwin va nder Sar i cili priti një goditje të Steed Malbranque dhe Boudewijn Zenden që goditi shtyllën.
Menaxheri i United, Alex Ferguson, la në stol sulmuesin Dimitar Berbatov dhe i dha Michael Owen një vend si startues, por ish-sulmuesi i Liverpoolit dështoi të shkëlqejë dhe u zëvendësua nga sulmuesi bullgar në pjesën e dytë.
Megjithatë, United vazhdoi të ishte ekipi që tërhiqej në mbrojtje, me Sunderlandin që në fund të ndeshjes bëri presion në kërkim të fitores.
Sunderland më herët gjatë këtij sezoni arriti të ndalojë edhe tre ekipe të tjera të fuqishme, duke barazuar 2-2 ndaj Liverpoolit dhe 1-1 ndaj Arsenalit, pasi fillimisht kishte mposhtur me rezultat minimal Manchester Cityn.
Manchester United tash mbetet tre pikë prapa Chelseat, që nesër pret në Stamford Bridge ekipin e Arsenalit, në derbin e javës në Ligën Premier.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...