Wenger: Do ta mposhtim Chelsean

dardanmiftari | Friday, October 01, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur për gjasat e skuadrës së tij për ta mposhtur Chelsean, duke thënë se Blutë e Londrës mund të mposhten, për shkak se Topçinjt e kanë forcën e nevojshme për këtë.
“Besoj se kemi mjaft forcë për ta fituar ndeshjen dhe kjo është ajo që duam të bëjmë. Nëse ne shfaqim paraqitje fantastike, atëherë mendoj dhe jam i bindur se do t’i mposhtim ata”.
“Futbolli varet nga performanca ditore. Me rëndësi është: a kemi potencialin për ta mposhtur Chelsean? – Unë them se PO. A është Chelsea ekip i mirë? Them se po, por ne mund të mposhtim një ekip të mirë”, deklaroi francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...