Barca nuk e do Ibrën

dardanmiftari | Sunday, November 07, 2010 | 0 Komente

Drejtuesit e Barcelonës janë alarmuar nga spekulimet e fundit që thonë se Milani mund të mos e transferojë në mënyrë permanente sulmuesin Zlatan Ibrahimovic dhe kështu ta kthejë në Camp Nou.
Mediumet spanjolle bënë të ditur pak ditë më parë se Milani nuk është i obliguar ta blejë Ibrën, ndërsa tani Il Giornale shkruan se zyrtarët e Barcelonës janë të shokuar, pasi që nuk dëshirojnë një rikthim të Ibrahimovicit në Camp Nou, e para së gjithash dëshirojnë paratë e premtuara nga Milani.
Por, sipas zërave tjerë nga Italia, Ibrahimovic ka marrëveshje personale me Milanin dhe se e ardhmja e tij te klubi kuq e zi është e garantuar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...