Benitez falënderon klubin për përkrahjen

dardanmiftari | Sunday, November 28, 2010 | 0 Komente

Interi arriti që ta ndajë në gjysmë Parmën me rezultat 5-2, ndërsa trajneri Rafael Benitez lëvdoi karakterin e skuadrës së tij, me ç’rast falënderoi klubin për përkrahjen në momentet e krizës.
“Ishte ndeshje e çmendur kjo. Dua të falënderoj klubin që qëndroi prapa meje në këto momente të vështira. Këtë pasdite skuadra shfaqi karakter të fortë dhe ata kurrë nuk ulën kryet përkundër dizavantazhit”.
“Lojtarët si Dejan Stankovic dhe Thiago Motta treguan se nga çfarë janë të përbërë, kurse ky është qëndrimi të cilin dua ta ndërtoj në këtë ekip. Ne kemi siguruar një fitore të rëndësishme dhe merita i takon gjithë skuadrës që qëndroi e bashkuar”, ka thënë Benitez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...