Benitez: Pa Eto’on, pa probleme

dardanmiftari | Sunday, November 28, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Rafael Benitez, shpreson se mund të shohë paraqitje të mirë prej lojtarëve të tij në ndeshjen e të dielës ndaj Parmës në San Siro.
“Do të jetë ndeshje e veçantë për ne dhe sfidë për të shënuar fitore në ndeshjen tonë të fundit në shtëpi për këtë vit. Ne kemi rastin për t’u lënë kujtime të mira tifozëve. Ne po luajmë në ora 13:00, kohë e papërshtatshme por shpresoj se tifozët do të jenë të gjithë të pranishëm”.
“Eto’o është lojtar i madh dhe aktualisht në formë. Por ne kemi lojtarë të cilët mund të shënojnë dhe këtë mund ta bëjmë edhe pa të”, u shpreh Benitez që ka paralajmëruar rikthimin e Thiago Mottas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...