Branca mbron Maicon
Drejtori i Interit, Marco Branca, është vënë në mbrojtje të mbrojtësit nën zjarr, Maicon, pas katastrofës që i ndodhi ndaj Tottenhamit.
“Është e padrejtë kjo, pasi që Maicon po luan që prej më se një muaj me një lëndim në gju, që nuk i ka ndihmuar fare”.
“Ai i bën të gjitha seancat stërvitore, ai po sakrifikohet për ne, ai nuk mund jetë dhe aq i shpejtë sa është zakonisht. Nga ana jonë, ne e falënderojmë për shpirtin e treguar dhe sakrificën”, tha Branca.
Category: Futboll
0 Komente