Home �
Formula 1
� F1, Vettel kampion i botës
dardanmiftari |
Sunday, November 14, 2010 |
0
Komente

Ngasësi i Red Bull, Sebastian Vettel, është kampioni i ri i botës në Formula 1, pasi arriti ta fitojë garën për Çmimin e Madh të Abu Dhabit.

Fernando Alonso dështoi të mbante pozitën e tretë nga kualifikimet, pas një starti jo të mirë dhe një gare katastrofale të shfaqur nga piloti spanjoll.

Në klasifikimin përfundimtar Fernando Alonso i Ferrarit del vetëm nënkampion me 252 pikë, katër më pak se kampioni Sebastian Vettel.

Vetëm një javë më parë Red Bull fitoi titullin për konstruktorë dhe triumfi i Vettel si kampion rrumbullakësojnë një sezon fantastik për skuderinë Red Bull.
Category:
Formula 1
Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!
Shkruani Komentin Poshtë...
0 Komente