Fitore komode e Valencias

dardanmiftari | Sunday, November 28, 2010 | 0 Komente

Valencia ka regjistruar fitore në takimin e parafundit të javës së 13-të të La Ligas, duke e mposhtur Almerian me rezultat 2-1.
Los Che kaluan në epërsi në minutën e 26-të përmes Roberto Soldados dhe me avantazh minimal mbyllën pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, ishte i njëjti lojtar, Roberto Soldado, i cili përfundoi një aksion të Alba, Joaquin dhe Mata, për të dyfishuar epërsinë (63’).
Krejt çfarë bënë mysafirët në këtë ndeshje ishte një gol i shënuar në fund të takimit nga Jose Ulloa.
Pas kësaj fitoreje, Valencia do të mbajë vendin e pestë me 24 pikë, një më pak se Espanyoli që mban vendin e katërt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...