Guardiola: Ky ‘el Classico’, sikurse ai i kaluar
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka tentuar që ta ulë rëndësisnë e ‘el Classicos’ që zhvillohet më 29 nëntor, duke e quajtur derbin më të madh në botë si çdo ndeshje tjetër.
“Për gjithçka që po thuhet rreth ndeshjes është më mirë të qëndroj i qetë. Gjëja më e mirë në këtë moment është heshtja”.
“Nuk dua të flas për Cristiano Ronaldon dhe Real Madridin. Unë jam egoist. Unë dua të flas për Almerian sepse tani luajmë me atë ekip. Secili ‘el Classico’ shihet sikurse i fundit dhe gjithashtu duket se bota do të mbarojë së ekzistuari. Gjithë ajo që duam të bëjmë është të luajmë një ndeshje të madhe”, deklaroi Guardiola.
Category: Futboll
0 Komente