Magath paralajmëron pasojat e debaklit

dardanmiftari | Sunday, November 28, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Schalkes, Felix Magath nuk ishte aspak në disponim pasi pa deklasimin e skuadrës së tij me rezultat 5-0 nga Kaiserslautern.
“Fatkeqësisht ne i hymë kësaj ndeshje në mënyrë të gabuar. Ne kemi shfaqur nivel të ulët të paraqitjes. Disa lojtarë të caktuar menduan vetëm për futbollin me kombëtaret”.
“Vetëm Manuel Neuer, Chritoph Metzelder dhe Jefferson Farfan kanë pasur dëshirë të fitojnë. Nuk e pata këtë përshtypje nga lojtarët tjerë. Ky rezultat do të ketë pasoja. Se çfarë, unë ende nuk kam vendosur por kam mjaft kohë për të menduar për këtë”, deklaroi Magath i nervozuar me disfatën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...