Mposhtet Arsenali
Përkundër disavantazhit prej një goli, Shakhtar Donetsk ka arritur të rikthehet për të mposhtur Arsenalin me rezultat 2-1 në takimin e vlefshëm për Grupin H.
Theo Walcott kaloi mysafirët në epërsi (10’), ndërsa Craig Eastmond shënoi në portën e tij (28’) për të siguruar barazimin për vendasit.
Ish- lojtari i Arsenalit, Eduardo, ishte njeriu që dënoi anglezët në fund të pjesës së parë dhe ky rezultoi të ishte goli i fitores për ukrainasit.
Në takimin tjetër të Grupit H, Partizani është mposhtur para tifozëve të vet nga Braga me rezultat 0-1.
Pas xhiros së katërt, Grupit H i prijnë Arsenali dhe Shakhtari me nga nëntë pikë, ndërsa Braga mban vendin e tretë me gjashtë pikë.
Category: Futboll
0 Komente