NBA: Deng shkëlqen në fitoren e Bulls
Luol Deng ka shënuar pikët më të larta në karrierë, 40, për të udhëhequr Chicago Bulls drejt fitores 110-98 ndaj Portland Trail Blazers.
Deng shënoi 16 pikë vetëm në çerekun e parë, për t’i dhënë avantazhin e theksuar 32-21 Bulls, të cilët shënuan fitoren e dytë radhazi. Derrick Rose, i cili kishte shënuar 67 pikë në dy ndeshjet e para, ndihmoi me 16 pikë dhe 13 asistime, derisa Chicago ishte e saktë në 60 për qind të tentimeve nga loja e hapur.
LaMarcus Aldridge shënoi pikët më të larta për Blazers dhe realizoi nëntë kërcime, ndërsa humbja ishte e para e këtij ekipi pas tre fitoreve.
Në anën tjetër, një ish-lojtari i Portland Trail Blazers, Maurice Lucas, ka ndërruar jetë mbrëmë nga kanceri, në moshën 58-vjeçare. Lucas është i njohur për të qenit shtyllë e triumfit të Portland në kampionat në sezonin 1976-77, kur ai kishte një mesatare prej 20.2 pikësh për ndeshje.
Category: Basketboll
0 Komente