NBA: Hornets vazhdojnë me fitore
New Orleans Hornets kanë arritur të shënojnë një fitore të ngushtë me rezultat 96-93 ndaj Miami Heat gjatë të premtes për të shënuar fitoren e pesë radhazi këtë fillim sezoni në NBA.
Heat, të cilët fituan katër ndeshjet e kaluara pasi humbën ndeshjen e parë të sezonit kundër Boston, kishin avantazh 90-89 kur LeBron James bëri dy gjuajtje të lira me 59 sekonda të mbetura.
Por Marco Belinelli po ashtu bëri dy gjuajtje dhe Trevir Ariza shënoi një trepikësh nga këndi me 14 sekonda të mbetura, për t’ia dhënë New Orleans Hornets fitoren e radhës.
Emeka Okafor udhëhoqi te Hornets me 26 pikë dhe Chris Paul shënoi double-double me 13 pikë dhe 19 asistime. Te Heat, Wade udhëhoqi me 28 pikë dhe 10 kërcime, derisa James shënoi 29 pikë.
Category: Basketboll
0 Komente