Platini mbështet Juven në garën për titull

dardanmiftari | Thursday, November 18, 2010 | 0 Komente

Presidenti i UEFA-së, Michel Platini, thotë se ish-klubi i tij, Juventusi, është i aftë të fitojë titullin.
“Kush do ta fitojë titullin? Juventusi, sigurisht. Juve ka qenë më i mirë në botë. Është vështirë ta rindërtosh pas Cialciopolit dhe ka nevojë për kohë”, ka thënë Planiti.
I pyetur për faktin se edhe përkrahësit e rinj të Juventusit e admirojnë atë, Platini ka bërë shaka: “Është sepse ata nuk më kanë parë mua duke luajtur... Nuk e di se pse më duan kështu. Mbase sepse edhe unë i dua. Është gjithmonë nder të dëgjosh komplimente nga të rinjtë, të cilët dinë për historinë e lavdishme të Juventusit”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...