Portugalia i mban leksion Spanjës

dardanmiftari | Thursday, November 18, 2010 | 0 Komente

Carlos Martins Portugalia ka shënuar fitore të lartë prej 4-0 në miqësoren e zhvilluar ndaj Spanjës në Lisbonë.
Në pjesën e parë shkëlqeu kush tjetër pos futbollistit më të kompletuar në botë, Cristiano Ronaldo, i cili dërgoi dy-tri herë në publik Gerard Piquen dhe Sergio Busquetsin, duke shfaqur kështu lojë të mrekullueshme.
Një aksion fenomenal i nisur nga Ronaldo, ku dribloi pa problem mbrojtësit spanjoll në zonë, me ç’rast e paraboloi Iker Casillasin, nuk u finalizua me gol për shkak të egoizimit të Nanit, i cili në vijën fatale preku topin për offside. Ronaldo u nevrikos tepër, gjë që e detyroi trajnerin portugez ta zëvëndësojë pas pjesës së parë.
Pas një depërtimi fantastik në zonë, Cristiano Ronaldo godet nga një kënd i vështirë, por në vend ishte Casillas sa për ta devijuar topin te Carlos Martins (45’) për 1-0. Cristiano Ronaldo Në pjesën e dytë Portugalia edhe pa Cristiano Ronaldon ia arriti të shfaqë lojë të magjishme, përderisa Spanja mbeti vetëm me atë rastin e David Silvas me kokë.
Helder Postika katër minuta brenda pjesës së dytë (49’), realizoi një gol fenomenal me finte, duke e lënë të shtangur Iker Casillasin. Joao Moutinho e kompletoi asistimin e dytë në ndeshje, pasi i ndihmoi Helder Postigas ta realizojë golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Portugalinë (68’).
Rezultatin përfundimtar 4-0 të këtij takimi e vendosi Hugo Almeida të cilin përballë portierit Casillas e nxorri Pepe me anë të një pasimi të mrekullueshëm.Cristiano Ronaldo
Kjo humbje e Spanjës vjen në një moment të vështirë pas asaj nga Argjentina, muaj më parë. Si shkaktar i disfatës mund të përmendet forma e dobët fizike e spanjollëve, e cila vjen për shkak të angazhimeve të shumta të lojtarëve nëpër klube.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...