Reja lavdëron Lazion
Trajneri i Lazios, Edy Reja, ka lëshuar një mori lëvdatash për karakterin e lojtarëve të tij, pas fitores 1-0 ndaj Palermos.
Lazio shënoi edhe një fitore tjetër të rëndësishme në udhëtim te Palermo të dielën, dhe Reja s’ka si të mos jetë i kënaqur.
“Ne po nxjerrim disa rezultate të mrekullueshme. Ky ekip ka një karakter të shkëlqyeshëm dhe e treguam këtë nga mënyra se si jemi në gjendje të vuajmë dhe të nxjerrim rezultat deri në fund të ndeshjes”.
“Tash na kanë mbetur vetëm edhe 18 pikë për të arritur te synimi i famshëm prej 40 pikësh dhe pastaj mund të fillojmë të mendojmë për objektiva”, ka thënë Reja.
Category: Futboll
0 Komente