Rooney një javë në SHBA

dardanmiftari | Friday, November 05, 2010 | 0 Komente

Wayne Rooney do të mungojë në derbin e qytetit ndaj Manchester Cityt pasi do të dërgohet në SHBA në një angazhim njëjavor në formën e tij.
Rooney tashmë një kohë të gjatë vuan nga lëndimi në nyje dhe Djajtë e Kuq shpresonin se sulmuesi do të jetë i gatshëm për derbin e qytetit ndaj Manchester Cityt, që zhvillohet më 10 nëntor.
Megjithatë 25-vjeçari, i cili kohë më parë iu dha fund spekulimeve për të ardhmen e tij duke nënshkruar marrëveshje të re pesëvjeçare, do ta lëshojë derbin e qytetit. United ka vendosur ta dërgojë Rooneyn në SHBA ku ai do të punojë në fitnesin e tij.
“Wayne nuk do të përfshihet të shtunën. Synimi jonë është ta dërgojnë Wayne në Nike Town në Amerikë, ku ai një javë do të ketë stërvitje të fitnesit. Në konsultime me Wayne, personelin tonë mjekësor, menaxherin dhe personelin stërvitës, vendosëm se fluturimi në SHBA është zgjidhja më e mirë për të”, ka thënë Mike Phelan, asistent menaxher në United.
Rooney do të fluturojë për në Amerikën Veriore më 7 nëntor dhe do të kthehet një javë më pas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...