Sagna nuk mban inat me Gallas

dardanmiftari | Friday, November 19, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Arsenalit, Bacary Sagna, thotë se nuk është i hidhëruar me ish-bashkëlojtarin e tij, William Gallas, që i është bashkëngjitur rivalit Tottenham.
Të shtunën, ish-kapiteni i Arsenalit do të kthehet në Emirates në rolin e kundërshtarit, për herë të parë që nga transferimi i tij te Spursat.
Derisa tifozët e Topçinjve mund të kenë përgatitur ndonjë ‘mikpritje të veçantë’ për të, bashkëkombësi i tij Sagna thotë se ai ka dhënë më të mirën nga vetja në katër vitet që qëndroi te Arsenali dhe se nuk ka asgjë kundër tij.
“Nuk jam i hidhëruar me të pse ka nënshkruar për rivalët tanë. Ai ka qenë gjithmonë një profesionist dhe përherë ka dhënë më të mirën. Futbolli është futboll, unë nuk mbaj mëri ndaj tij. Ai duhej të largohej të luajë futboll dhe kjo është ajo që dëshiron”, ka thënë Sagna.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...