Valdano kritikon Mourinhon
Menaxheri gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, ka fajësuar trajnerin Jose Mourinho pas turpërimit të mbrëmshëm nga Barcelona.
Argjentinasi ka kritikuar taktikat dhe sjelljen nga vija anësore të Mourinhos, me portugezin që ndenji në stol gjithë ndeshjen.
“Ai nuk mundi të sjellë një përmirësim të madh në ndeshje. Sot ai madje as që ka lëvizur nga stoli”, ka thënë Valdano.
Category: Futboll
0 Komente