Zamparini: Pastore do të largohet

dardanmiftari | Thursday, November 18, 2010 | 0 Komente

Presidenti në largim i Palermos, Maurizio Zamparini, ka lansuar një deklaratë sensacionale ku ka bërë të ditur se është në kërkim të zëvëndësuesit të Javier Pastores, i cili do të largohet nga klubi sicilian në fund të sezonit për 70 milionë euro.
“Deri në fund të sezonit ai do të luajë për Palermon. Përkundër interesimit tim për klubin dhe lojtarin, unë jam vënë në kërkim të zëvëndësuesit të tij”.
“Do të jetë e pamundur të gjejmë një zëvëndësism sepse ai është shumë i mirë. Poashtu, ndjej se do të jetë e vështirë për ndonjë klub italian ta blejë atë. Çmimi i tij është 70 milionë euro dhe për këtë arsye ai do të luajë jashtë Italisë”, deklaroi Zamparini për Tuttosport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...