Adler për 24 milionë te United?
Portieri i Bayer Leverkusen, Rene Adler, mund ta shohë veten shumë lehtë në portën e Manchester United, pasi që një ofertë e jashtëzakonshme mund ta vë skuadrën gjermane në pamundësi për ta mbajtur yllin e saj.
“Po, kjo është e vërtetë. Ai është vështruar nga agjentët e Manchester United, por kjo nuk më intereson dhe aq”, theksoi drejtori sportiv i Bayer Leverkusen.
Një ofertë prej 24 milionë eurosh mund ta detyronte klubin gjerman të lëshojë pe dhe ta lejojë transferimin e Adler në Angli.
Category: Futboll
0 Komente