Almeida i ofrohet Chelseat
Chelsea është duke menduar të bëjë ofertë për sulmuesin e Werder Bremenit, Hugo Almeida.
Telegraph shkruan se Chelseat tashmë i është ofruar Almeida dhe klubi anglez është duke menduar nëse të nënshkruajë me portugezin i cili ka dështuar të nënshkruajë kontratë të re me Werder Bremenin, me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në verën e ardhshme.
Megjithatë, Carlo Ancelotti mendohet se nuk është shumë i bindur për Almeida, i cili po ashtu është cak edhe i Lazio. 26-vjeçari thuhet se mund t’i bashkohet edhe ekipit turk Besiktas, që është i gatshëm të paguajë pagën e tij prej 2.5 milionë euro në vit.
Category: Futboll
0 Komente