Ancelotti: Lojtarët e Chelseat flenë

dardanmiftari | Tuesday, December 28, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se ai po dështon të kthejë lojtarët e tij në formën e tyre më të mirë.
Blutë u mposhtën mbrëmë me rezultat 3-1 në derbin në udhëtim te Arsenali, që ishte ndeshja e gjashtë e tyre pa fitore.
"Jam i shqetësuar, dukshëm, pasi janë gjashtë ndeshje që ne nuk kemi qenë në gjendje të fitojmë. Nuk e kam parë ekipin të luajë në mënyrën në të cilën ne dëshirojmë dhe ne kemi pasur vështirësi të luajmë futbollin tonë".
"Ne sigurisht se nuk jemi shumë bindës kur luajmë në këtë moment. Nuk e kam pritur këtë disfatë. Isha i befasuar me këtë paraqitje. Kam parë seanca të mira stërvitore këtë javë, andaj isha i befasuar me këtë paraqitje. Ne po flemë tash. Ky është realiteti i ekipit. Ne po flemë. Nëse luani kundër një ekipi të mirë si Arsenali, humbni nëse nuk zgjoheni", ka thënë Ancelottti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...