Barcelona, kontratë pesëvjeçare për Guardiolan

dardanmiftari | Friday, December 03, 2010 | 0 Komente

Barcelona pritet që t’ia ofrojë strategut Pep Guardiola një kontratë të re pesëvjeçare, për të garantuar të ardhmen e tij në Camp Nou, pas zërave se Interi dhe Chelsea janë duke e monitoruar situatën e teknikut katalanas.
Daily Mail spekulon se Barcelona pritet t’ia ofrojë 39 vjeçarit një rinovim të marrëveshjes, për t’u siguruar se ai do të qëndrojë në Camp Nou, për të vazhduar projektin e planifikuar afatgjatë.
Si rezultat i kësaj, spekulimet vazhdojnë të rriten se menaxheri Carlo Ancelotti mund të jetë në rrugë për në shtëpi, pasi Roman Abramovich është i interesuar në Guardiolan. Megjithatë, Blaugranët do të bëjnë ç’mos për të ndalur miliarderin rus.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...