Cannavaro fton Ronaldinhon te Al Ahli

dardanmiftari | Wednesday, December 29, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i ekipit Al Ahli, Fabio Cannavaro, e ka këshilluar yllin e Milanit, Ronaldinho, që t’i bashkëngjitet atij në Dubai.
E ardhmja e brazilianit vazhdon të jetë mjaft e përfolur, derisa thuhet se ai mund të transferohet te skuadra e tij e dikurshme, Gremio, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ndërkohë, mbrojtësi i dikurshëm i Interit, Juventusit dhe Real Madridit, Fabio Cannavaro, ka thënë se Ronaldinho duhet të transferohet në Dubai.
“Unë jam shumë i lumtur në Dubai, është një përvojë e jashtëzakonshme dhe jo vetëm për motin. Këtu ka shumë mundësi për lojtarët që dëshirojnë të vijnë këtu, dhe unë do t’i këshilloja lojtarët si Ronaldinho që të vijnë në Dubai”, ka thënë Cannavaro gjatë një konference për shtyp para ndeshjes kundër Milanit në kuadër të Emirates Airline Challenge Cup.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...