Casillas: Messi më i miri në botë
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, është fytyra më e fundit prominente që ka pranuar se Lionel Messi është futbollisti më i mirë i planetit për momentin.
“Unë jam i zhgënjyer që nuk jam ndër finalistët për Topin e Artë. Ata janë lojtarë të mëdhenj dhe me të drejtë, shpresoj se Messi do të më kuptojë, kam votuar për Xavin dhe Iniestan. Messi është më i miri në botë, por unë i preferova kolegët e mi nga kombëtarja”, theksoi Casillas.
Barcelona për momentin është lidere në Spanjë me dy ppikë më shumë se Real Madridi.
Category: Futboll
0 Komente