Casillas: Mourinho është i lumtur në Madrid

dardanmiftari | Saturday, December 25, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, është shprehur në urimin e tij për festat e fundvitit se Jose Mourinho është mjaft i lumtur në Madrid.
“Unë mund t’iu siguroj se unë kam folur me Mourinhon dhe ai është i ngazëllyer që është në Madrid, ai dëshiron të qëndrojë këtu një kohë të gjatë dhe të krijojë një ekip të mrekullueshëm, mendoj se ai po e bën këtë shumë mirë”, theksoi Casillas.
Real Madridi gjendet në pozitën e dytë në La Liga me dy pikë prapa liderit të përbetuar, Barcelonës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...