Chievo jo e lehtë për Juven

dardanmiftari | Sunday, December 19, 2010 | 0 Komente

Lojtarët e Juventusit duke e festuar golin Chievo ishte befasia e ditës në Serie A, pasi ka siguruar një barazim fenomenal ndaj Juventusit në momentet përfundimtare të sfidës, përderisa Napoli përsëri u dhuroi tifozëve një fitore sensaconale.
Juventusi e nisi më mirë takimin në Bentegodi, pas një goli mjeshtëror nga Fabio Quagliarella (31’) i ndihmuar nga Vincenzo Iaquinta.
Pranë epërsisë së Juventusit, Bianconerët mbeten me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Manuel Giandonatos (53’).
Kur të gjithë menduan se Juventusi do të dalë fitues i këtij takimi, i këtij mendimi nuk ishte Sergio Pelliesier, që ua prishi ditën Bianconerëve me anë të golit të barazimit të shënuar në sekondat përfundimtare të takimit (90’ +4).
Napoli u mendua se do t’i dëshpëronte tifozët e mbledhur në San Paolo, por këtë nuk e lejoi përsëri Edinson Cavani, i cili ashtu si në Europa League, edhe në Serie A realizoi në minutën e fundit për fitoren e dytë radhazi të madhe për Napolin.
Me këtë barazim Juventusi zbret në pozitën e katërt në tabelë me 31 pikë, ndërsa Napoli së bashku me Lazion kanë nga 33 pikë në pozitat tre respektivisht dy për shkak të golaverazhit. Edhe Lazio edhe Napoli kanë tri pikë më pak se lideri Milan.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...