City bën ofertë për Pepe
Manchester City raportohet se ka bërë ofertë për mbrojtësin e Real Madridit, Pepe.
As shkruan se City, i vetëdijshëm për frustrimin e Pepe rreth bisedave për kontratë të re me Realin, ka kontaktuar me përfaqësuesit e tij për të bërë ofertë.
Manchester City do t´i paguajë Pepe 5 milionë euro në vit për t´u larguar nga Madrid, derisa Reali nuk do të shkojë më shumë se 3.5 milionë në vit.
City është i gatshëm të presë deri në qershor për të nënshkruar me mbrojtësin, duke e ditur se trajneri Jose Mourinho do të refuzojë të lejojë mbrojtësin të largohet në mes të sezonit.
Category: Futboll
0 Komente