City merr kreun

dardanmiftari | Tuesday, December 28, 2010 | 0 Komente

Bashkëlojtarët urojnë Balotellin. Manchester City ka regjistruar fitore të thellë prej 4-0 kundër Aston Villas në kuadër të xhiros së njëzet të Ligës Premier, për të marrë kreun e Kampionatit anglez.
Njeriu kryesor i pasanikëve ishte Mario Balotelli, i cili realizoi het-trik në këtë takim, duke shënuar dy gola nga pika e bardhë (8’ dhe 55’) dhe një gol nga loja e hapur (27’). Ndërsa golin tjetër të vendasve e realizoi Joleon Lescott (13’).
Pas kësaj fitoreje, City ngjitet në krye të tabelës me një pikë më shumë se Manchester United që ka tri ndeshje më pak të zhvilluara.
Ndërkohë, me golat e Lennon (57’) dhe Bale (81’), Tottenham Hotspur ka mposhtur Newcastle Unitedin, për t’u ngjitur në vendin e katërt në tabelë me 33 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...