De Rossi përplaset me Borriellon në stërvitje
Tensioni është rritur në kampin Gialloros gjatë stërvitjeve të djeshme.
Tuttosport shkruan se trajneri i Romës, Claudio Ranieri, duhej të intervenonte në një zënkë në mes të Daniele de Rossi dhe Marco Borriellos, që kërcënonte të eksplodojë në shkallën më të lartë.
De Rossi ishte i shqetësuar me Borriellon, i huazuar nga Milani, rreth qëndrimit të tij në stërvitjet e djeshme dhe e sfidoi atë. Ranieri kishte dalë për t’i dhënë fund zënkës, para se ajo të dalë jashtë kontrolli.
Category: Futboll
0 Komente