Giggs kërkon përqendrimin e bashkëlojtarëve

dardanmiftari | Tuesday, December 28, 2010 | 0 Komente

Veterani i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij që të jenë të përqendruar në garën për titullin e Ligës Premier.
Djajtë e Kuq vazhdojnë të mbeten të pamposhtur në Kampionatin anglez pas 17 ndeshjesh, mirëpo Giggs thotë se ekipi duhet të jetë vazhdimisht në formën më të mirë. Skysports.com citon mesfushorin të ketë thënë se “çdokush mund ta mposhtë çdokënd”.
“Ne jemi falënderues që jemi të pamposhtur dhe vetëbesimi është i lartë. Mirëpo, e dimë se asgjë nuk duhet të konsiderohet si e garantuar. Është një ligë e vështirë dhe ne duhet të jemi në formën më të mirë në secilën ndeshje”, ka thënë Giggs.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...