Guardiola: Situata e Alves do të zgjidhet së shpejti
Pep Guardiola është i bindur se mbrojtësi Daniel Alves do të nënshkruajë kontratën e re me klubin.
Alves dhe Barcelona nuk po arrijnë të gjejnë një pikë të përbashkët për vazhdimin e kontratës, derisa Manchester City është duke pritur për të transferuar brazilianin.
“Pres që kjo të zgjidhet së shpejti. Kam kuptuar se çfarë kërkojnë të dyja palët. Mendoj se njerëzit së shpejti do të lehtësohen nga rezultati”, ka thënë Guardiola.
Category: Futboll
0 Komente