Guardiola: Treshja e Barcelonës meriton Topin e Artë

dardanmiftari | Tuesday, December 07, 2010 | 0 Komente

Tre lojtarët më të mirë në botë, Xavi, Andres Iniesta dhe Lionel Messi Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se tre yjet e ekipit të tij i kanë merituar nominimet për FIFA Topin e Artë.
Xavi, Andres Iniesta dhe Lionel Messi që të tre janë emëruar në treshen e ngushtë që do të luftojnë për çmimin prestigjioz.
"Nuk ka asgjë për t´u thënë atyre që votojnë, pasi i shohin këta në TV dhe e dinë formën e shkëlqyeshme të të treve. Ata janë aty falë suksesit që kanë arritur me klubin dhe ekipet kombëtare".
"Argjentinasi është më i mirë në botë, edhe pse dy të tjerët po ashtu kanë një karrierë të mahnitshme", ka thënë Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...