Haye humb 2 milionë nga Klitschko

dardanmiftari | Saturday, December 25, 2010 | 0 Komente

Ende pa hyrë në ring si duhet, David Haye ka filluar të pësojë disfatat e para nga Wladimir Klitschko, pasi që për duelin e paraparë të zhvillohet në një të ardhme të afërt, është boksieri ukrainas ai që ka vendosur kushtet e tij.
Përkundër faktit se Haye i ka plotësuar kushtet e Klitschkos për duelin, është boksieri ukrainas ai që do t’i shkaktojë humbje prej dy milionë funtesh boksierit britanik, pasi ka zgjedhur Gjermaninë si vendin për t’u zhvilluar kjo përballje, e pos kësaj të drejtat televizive do t’i ketë televizioni gjerman RTL.
“Kur Haye e fitoi titullin e WBA-së ndaj Nikolai Valuev, kemi fituar 6 milionë funte. Më shumë do të mund të kishim fituar nga Haye vs Klitschko”, ka thënë një zëdhënës i Sky Sports.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...