Hodgson: Viti 2011, më i mirë për Liverpoolin

dardanmiftari | Wednesday, December 29, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, beson se ndryshimet e tij në skuadrën e The Reds do të bëjnë që viti i ardhshëm të jetë më i mirë për skuadrën nga Anfield Road.
“Unë kam ndjenjën se lojtarët janë të përkushtuar dhe do të punojnë shumë për të pasur rezultate më të mira gjatë vitit 2011. Ata janë në gjendje ta bëjnë këtë dhe unë e di se ata do ta bëjnë këtë”.
“Ne nuk arsyetohemi me ndërrimin e pronarit për problemet e fundit në klub, edhe pse unë nuk jam i sigurt nëse kemi nevojë për një arsyetim të tillë, pasi nuk kemi luajtur mirë. Por, ne jemi përmirësuar si ekip me gjithë punën të cilën jemi duke e bërë, edhe pse rezultatet janë ato që vlejnë”, potencoi Hodgson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...