Ibra: Topi i Artë, çmim politik

dardanmiftari | Saturday, December 11, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është fytyra më e re prominente që vë në dyshim kredibilitetin e FIFA-s për çmimin FIFA Topi i Artë, sidomos pas lënies jashtë treshes finaliste të Wesley Sneijder, i cili fitoi gjithçka sezonin e kaluar me Interin dhe arriti në finale të Botërorit me Holandën.
“Është vërtet pikëlluese që ai nuk mund të fitojë pas gjithë atyre të arriturave sezonin e kaluar, duke përfshirë këtu edhe Botërorin, por tani ai çmim është bërë politik dhe më nuk më intereson ta fitoj. Më shumë preferoj të fitoj tituj me Milanin”.
“Unë e kam ditur që nga dita e parë kur kam ardhur këtu, duke parë atmosferën e klubit, se është një ekip ku dua ta përfundoj karrierën time dhe të fitoj trofe të mëdha. Nuk është e vërtetë se ekipi varet nga Ibra, ne të gjithë varemi nga njëri tjetri”, u shpreh Ibrahimovic.
‘Ibracadabra’ në fund foli edhe për deklaratat thumbuese të presidentit të Interit, Massimo Moratti, i cili tha se Interi me Ibrën kurrë nuk do ta fitonte Ligën e Kampionëve. Sipas Ibrës, Moratti nuk duhet të merret më shumë me të, pasi që ai mund të duket interesant, por i tillë nuk është Moratti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...