Magath: Të shfaqim karakter ndaj Bayernit

dardanmiftari | Friday, December 03, 2010 | 0 Komente

Schalke ka bërë çdo gjë tjetër pos shkëlqimit në Bundesliga këtë sezon, kurse pas dërrmimit që pësuan nga Kaiserslautern, Mbretërit e Kaltër tani do të përballen me Bayernin e Munichut në derbin e kësaj jave në Kampionatin gjerman.
“Lojtarët janë përgjigjur pozitivisht pas humbjes ndaj Kaiserslautern. Ata kanë stërvitur shumë mirë këtë javë, përkundër kushteve të tmerrshme. Mendoj se lojtarët do të shfaqin karakter të vërtetë dhe do të bëjnë impenjim të madh për tifozët. Shpresoj se ata do të jenë në formë të mirë”.
“Fuqia e Bayernit qëndron në futbollin e pastër dhe sulmet e shpejta. Kjo na përshtatet më shumë se sa të takohemi me ndonjë ekip defensiv. Bayerni dalëngadalë po kthehet në formën më të mirë, por ata nuk janë dhe aq të fortë sa ishin sezonin e kaluar”, u shpreh Magath.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...