Materazzi flet për takimin me Zidanen
Mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, është shprehur për takimin e tij më të fundit me Zinedine Zidanen në Milano.
“Zidane e parkoi veturën e tij pranë times dhe unë e shfrytëzova rastin për t’i thënë disa gjëra të cilat mbetën mes nesh. Le të them se unë isha ai që foli më shumë dhe kur në fund ai ma zgjati dorën, unë e shtrëngova dhe nuk e lëshova derisa më shikoi në fytyrë”.
“Kjo është ajo që kërkova. Ishte mirë për mua, nuk e di se si është ndier ai”, tha Materazzi.
Marco Materazzi njihet për goditjen me kokë të pësuar nga Zidane në gjoks në finalen e Botërorit 2006, pas një konflikti verbal të ndodhur mes tyre në fushë.
Category: Futboll
0 Komente