Milani, prioritet rinovimin e Nestas

dardanmiftari | Tuesday, December 07, 2010 | 0 Komente

Milani do të shfrytëzojë çdo mjet për të siguruar rinovimin e firmës nga Alessandro Nesta dhe për ta garantuar kështu edhe zyrtarisht të ardhmen e tij në San Siro.
Sipas Il Giorno, Nesta do të jetë futbollisti i parë i Milanit të cilit do t’i ofrohet kontrata e re. Massimiliano Allegri e sheh rëndësinë e tij në atë se është lider i skuadrës dhe model për të rinjtë.
Spekulimet e mëhershme flisnin për një interesim të Lazios, mirëpo duket se Milani vështirë se do ta lejojë titanin e mbrojtjes të largohet edhe aq lehtë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...