Moratti: Mourinho na bëri më të mirët në planet

dardanmiftari | Thursday, December 30, 2010 | 0 Komente

Jose Mourinho e ka shndërruar Interin në ekipin më të mirë në botë gjatë vitit 2010, gjithnjë sipas presidentit të klubit, Massimo Moratti.
“Do të kishte mundur të jetë një vit me notë 10 prej 10 po që se do ta kishim fituar Superkupën e Evropës (nën Benitezin ndaj Atletico Madridit). Por, është mbreslënëse të shohim në fund të vitit pesë trofe, e jashtëzakonshme”.
“Mourinho ishte gjithçka në një dhe ai duhet të shihet si trajner mbarbotëror. Diskutimet dhe tensionet e tij, disa ekscesive disa instinktive, e bëjnë atë trajnerin më të mirë të të gjitha kohërave dhe prandaj duhet ta keni në skuadër”.
“Benitez? Ai e ka ditur se nuk më pëlqen të flitet për këto gjëra në publik, sepse ne kemi mundur të bisedojmë për këtë çështje edhe mes nesh, ka pasur shumë raste për këtë”, deklaroi Moratti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...